Tifozët e Juventus protestojnë dhe ofendojnë lojtarët e trajnerin

Tifozët e Juventus protestojnë dhe ofendojnë lojtarët e trajnerin

Një grup i tifozëve ultras të Juventusit kanë marshuar mbrëmë drejt hotelit të skuadrës, duke protestuar ndaj trajnerit, ekipit dhe drejtuesve, shkruan KosovaPress.

Lojtarët e Juventusit duhet të presin një ambient toksik në “Allianz Stadium” këtë mbrëmje, kur do të presin Hellas Verona në ndeshjen e fundit të Serie A të raundit të 27-të.

Ultrasit e bardhezinjve kishin paralajmëruar një protestë para dhe gjatë ndeshjes dhe e mbajtën fjalën të dielën në mbrëmje kur marshuan drejt hotelit të skuadrës për të treguar zhgënjimin e tyre me rezultatet e këtij sezoni, përcjellë KosovaPress.

Videot e shpërndara në internet nga “Ilbianconero.com” tregojnë një grup ultras të Juventusit që mbërrijnë në hotelin e skuadrës pranë stadiumit ndërsa mbajnë një pankartë që lexon, “Ne jemi Juventusi”.


Ultrasit madje ofenduan trajnerin Thiago Motta, duke e quajtur atë një “copë m…”

Asnjë përfaqësues i Juventusit nuk ka takuar ultrasit mbrëmjen e djeshme, por protesta e tyre do të vazhdojë edhe gjatë ndeshjes së sotme ndaj Veronës.

KOSOVAPRESS

Lexo edhe

Video