“Ti nuk je Messi”, zbulohet përplasja e Mottas me yllin e Juventusit

“Ti nuk je Messi”, zbulohet përplasja e Mottas me yllin e Juventusit

Gazetari italian Sandro Sabatini ka vënë në pikëpyetje mënyrën e trajtimit të Kenan Yildiz nga tashmë ish-trajneri i Juventusit Thiago Motta në muajt e tij të fundit, duke zbuluar se trajneri vazhdimisht ka pasur një qasje provokuese ndaj lojtarit gjatë seancave stërvitore. “Ti nuk je Messi”, thuhet se i tha Motta lojtarit.

Reprezentuesi turk e filloi sezonin si një figurë kyçe në planet taktike të Motta-s, por diçka u duk se ndryshoi në javët e fundit të mandatit të trajnerit. Yildiz u la jashtë ndeshjeve vendimtare kundër Interit dhe Fiorentinës dhe madje u largua në pjesën e parë kundër Atalantës.

Pasi mungesa e empatisë së shefit italo-brazilian dhe marrëdhënia e dobët me disa anëtarë të skuadrës së “Bianconerëve” u përmendën si faktorë në shkarkimin e tij, Sabatini bëri një zbulim befasues për shkëmbimet e tensionuara që dyshohet se kanë ndodhur gjatë seancave stërvitore të Juventusit.

“Në një moment të caktuar, Yildiz u zhduk nga hierarkia e Thiago Motta-s,” tha gazetari gjatë podcastit “Calcio Selvaggio”, përcjellë KosovaPress.


“Ai është një lojtar i ri që e gjeti veten duke lëvizur nga një pozicion në tjetrin, dhe në disa raste gjatë stërvitjes, Motta i tha atij: “Kush mendon se je? Nuk je Messi”.

Një qëndrim i tillë mund të shpjegojë pse 20-vjeçari qëndroi në pankinë për të gjitha 90 minutat gjatë humbjes 3-0 të Juventusit ndaj Fiorentinës para pushimit për ndeshjet ndërkombëtare.

Raportet e fundit tregojnë se superagjenti Jorge Mendes po punon për të lehtësuar një largim nga “Allianz Stadium” për Yildiz, me disa gjigantë të Premier League që tregojnë interes për talentin turk.

KosovaPress

Lexo edhe

Video