Thirrje për protestë të re për tragjedinë në Koçan

Thirrje për protestë të re për tragjedinë në Koçan

Shoqata “Kush e ka radhën” u bën thirrje qytetarëve të protestojnë të hënën. Në një publikim në rrjetet sociale, thuhet: “Deri të dielën, do të heshtim, e të hënën shihemi në rrugë”. Ata thonë se përmes protestës do të kërkojnë drejtësi për viktimat në Koçan, ku në vetëm në pak minuta humbën jetën 59 persona. Ndërkohë qytetarët, me qëndrime të ndara për protestat.

“Drejtësia duhet të dalë në pah, të gjithë qajmë, e gjithë Maqedonia. Unë do të dilja po, si nuk do të dilja në një rast të tillë”, tha një qytetar, shkruan Alsat.mk.


“Nuk mendoj, nuk u besoj protestave”, u shpreh një qytetar.

“Për këta politikanë ndoshta duhet”, shtoi një tjetër, transmeton KosovaPress.

Tre ditë më parë, mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin Maqedonia, ku në heshtje nderuan viktimat. Heshtja zgjati për 16 minuta duke simbolizuar 16 marsin kur dhe ndodhi tragjedia. Përveç Shkupit, tubime të ngjashme pa fjalime pati edhe në disa qytete në të gjithë vendin.

Lexo edhe

Video