Dy të dyshuar të panjohur kanë sulmuar fizikisht duke e therur me thikë viktimën mashkull kosovar.
Rasti është raportuar në Gjakovë, ku viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK.
Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë. Rasti është duke u hetuar.
/KosovaPress/