Theret një person në kryeqytet

Theret një person në kryeqytet

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e goditjes me një mjet të mprehtë në lagjen “Dardania” në Prishtinë. 

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për KosovaPress se incidenti ka ndodhur rreth orës 20:45 dhe se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.


Sonte, rreth orës 20:45 kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person”, tha ajo.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Lexo edhe

Video