Theren me thikë shqiptarët në Selanik

Theren me thikë shqiptarët në Selanik

Dy persona me origjinë shqiptare janë përfshirë në një përleshje të përgjakshme në Selanik.

Incidenti ka ndodhur mbrëmë në kryqëzimin Chrysostomou-Papagou, ku dy personat janë përplasur për arsye ende të panjohur, duke u ther me thika.


Kalimtarët i kanë pikasur të gjakosur në një distancë të shkurtër nga njëri-tjetri dhe kanë njoftuar shërbimet e urgjencës.

Ambulancat kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë transportuar të plagosurit në Spitalin AHEPA, raporton GR Times, përcjell KosovaPress.

Burimet raportojnë se gjendja e njërit prej të dyve është kritike. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe

Video