Thaçi ia mohon fitoren ish-skuadrës së tij, Ballkanit

Thaçi ia mohon fitoren ish-skuadrës së tij, Ballkanit

Ballkani ka marrë një tjetër barazim në Superligë, kësaj radhe është ndalur me barazim 3-3 nga Gjilani.

Ndeshja filloi furishëm me golin e parë që erdhi në minutën e pestë kur Emërllahu i dha epërsinë 1-0 Ballkani. Por bë vazhdim erdhi reagimi i Gjilanit që përmbysi rezultatin me golat e Thaqit dhe Besas në minutat 15’ dhe 40, raporton KosovaPress.


Pjesa e dyta foli në të mirë të Ballkani që ia doli të rikthehet në lojë duke shënuar dy gola. Fillimisht për 2-2 barazoi Giovanni në minutën e 61’ dhe pastaj Karrica e rikthey epërsinë e Ballkanit në 3-2 tetë minuta para përfundimit të ndeshjes.

Kur po mendohej se Ballkani po merrte tri pikë të plota, së skenë doli sërish Armend Thaçi i cili shënoi për 3-3 duke ia mohuar një fitore të madhe Ballkani.

Me këtë barazim, Ballkani mbetet lider i tabelës me 19 pikë, një më shumë se Malisheva e vendit të dytë.

Lexo edhe

Video