Thaçi dje bëri kërkesë për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij

Thaçi dje bëri kërkesë për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij

Luka Misetiq, avokat i ish-presidentit Hashim Thaçi ka njoftuar se ky i fundit ka bërë kërkesë dje para orës 14:00 për të marrë pjesë në varrimin e sotëm të babait të tij, Haxhi Thaçi.

Misetiq ka shkruar në X, se Thaçi nuk do të marrë pjesë në varrimi dhe nuk ka asnjë koment të mëtejshëm për momentin.

Gjykata nuk është në gjendje të japë informacion për ndonjë kërkesë apo vendim konkret në lidhje me z. Thaçi”, tha Gjykata Speciale në një deklaratë të martën.

Kjo, sipas gjykatës “për shkak se kërkesat e një të paraburgosuri dhe vendimet për ato kërkesa fillimisht janë gjithmonë konfidenciale për arsye që përfshijnë privatësinë dhe sigurinë operacionale”, raporton KosovaPress.

Në deklaratën e Speciales thuhet se pas përfundimit të një vizite humanitare, gjykatësit i riklasifikojnë këto dokumente në mënyrë që publiku të mund të informohet në detaje.

“Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se ndërsa vizita të tilla, kur urdhërohen nga gjykatësit, organizohen sa më shpejt që të jetë e mundur, kjo mund të marrë ca kohë, duke kërkuar koordinim të ngushtë me një numër aktorësh dhe marrëveshje komplekse logjistike, duke përfshirë fluturimet dhe sigurinë”, tha gjykata.

Babai i Hashim Thaçit, Haxhi Thaçi vdiq të dielën vonë. Ai ishte i shtruar në Qendrën Klinike Universitare pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton KosovaPress.


Të enjten ai u vizitua nga Hashim Thaçi, të cilit leje për vizitë i tha Gjykata Speciale, e cila po gjykon për krime të pretenduara të luftës, transmeton KosovaPress.

Pas vizitës rreth tre orësh nën masa të rrepta të sigurisë, Thaçi u rikthye sërish në Hagë – qytetin holandez ku e ka selinë kjo gjykatë.

Hashim Thaçi po përballet me një proces të tejzgjatur gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës – të njohura si Gjykata Speciale.

Ai po qëndron në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020 nën akuzat për krime të pretenduara të luftës, shkruan KosovaPress.

Gjykimi ndaj tij ka nisur në prill të vitit 2023.

Bashkë me Thaçin, po gjykohen edhe Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Ish-krerët e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Lexo edhe: https://kosovapress.com/djali-i-thacit-babin-nuk-e-lejuan-te-ia-gjuaj-gjyshit-nje-grusht-te-dheut-te-drenices

/KosovaPress/

Lexo edhe

Video