Tetë persona humbën jetën për një javë nga aksidentet në Shqipëri

Tetë persona humbën jetën për një javë nga aksidentet në Shqipëri

Një aksident automobilistik ndodhi këtë të diel në aksin Berat-Dimal, pranë fshatin Otllak në Shqipëri.

Një 34-vjeçar banues në Kuçovë duke drejtuar automjetin tip BMË, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga e automjetit, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi, Lorenc Llangozi 33 vjeç, banues në Kuçovë.

Nga hetimet e para, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, me të cilën po udhëtonin dy të rinjtë si dhe lagështia në rrugë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, raporton TCh.


Aksi Berat Dimal njihet si njolle e zeze në hartën e akseve automobilistike. Ne këtë aks, kohët e fundit ka pasur aksidente me pasoja fatale.

Kjo javë ka shënuar një bilanc tragjik, pasi numri i viktimave arriti në tetë. Të premten humbi jetën një 51-vjecar në Kukës.

Ndërkohë 6 viktima u regjistruan vetëm gjatë së enjtes ku katër të rinj humbën jetën në Fushë-Prezë, ndërsa një mësuese 59-vjeçare në gjimnaz u përplas për vdekje në Bulqizë,transmeton KosovaPress.

Viktima tjetër ishte një i mitur katër vjeçar, i cili u përplas nga një furgon që doli nga rruga në aksin Klos-Burrel. Fëmija 4 vjeç u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe më pas u dërgua në spitalin e Traumës ku dhe ndërroi jetë disa orë më pas, mbrëmjen e së enjtes.

Lexo edhe

Video