Tetë mënyra si të jeni të lumtur më 2025

Tetë mënyra si të jeni të lumtur më 2025

Disa njerëz thjesht janë të lindur që të jenë më të lumtur se të tjerët. Lumturia që është gjendje emocionale dhe shpirtërore lidhet me ndjenjën e kënaqësisë, gëzimit e plotësimit të brendshëm.

Shumë njerëz mund të ndryshojnë disa zakone që thjesht në vitin 2025 të ndjejnë lumturi, pavarësisht sfidave me të cilat përballen.


E shkenca bën disa rekomandime në këtë aspekt. Siç i ka përmbledhur BBC në një artikull, bëhet fjalë për tetë këshilla:

– Ushqejeni shoqërinë derisa plakeni
– Praktikojeni “dhembshurinë” – U qëndroni afër miqve kur kanë nevojë)
– Bëni punë vullnetare – Ndihma për dikë tjetër ju bën të ndiheni më mirë
– Lidhuni më shumë me familjen dhe paraardhësit
– Përpilojeni një listë – rekomandohet të shkruani tri gjëra të mira që kanë ndodhur në të kaluarën, për t’iu motivuar
– Bëni aktivitete relaksuese
– Pushoni – hulumtimet tregojnë se nganjëherë është mirë thjesht të “fikni trurin nga gjithçka”
– Mos konsumoni shumë kafeinë – ka një përbërës që ju bën të ndiheni të lodhur, përcjell Alsat M.

Lexo edhe

Video