Tesla: Lufta tregtare e Trump mund të “dëmtojë” kompanitë e makinave elektrike

Tesla: Lufta tregtare e Trump mund të “dëmtojë” kompanitë e makinave elektrike

Tesla e Elon Musk ka paralajmëruar se lufta tregtare e presidentit Donald Trump mund të ekspozojë prodhuesin e makinave elektrike ndaj taksave hakmarrëse, që do të prekën gjithashtu prodhuesit e tjerë të automjeteve në SHBA.

Në një letër të pa nënshkruar dërguar Jamieson Greer, përfaqësuesit të tregtisë së SHBA-së, Tesla tha se mbështet tregtinë e drejtë, por kërkoi që administrata amerikane të sigurohet që të mos dëmtojë pa dashje kompanitë amerikane, shkruan The Guardian.


Tesla kërkoi që veprimet tregtare të merren në konsideratë me ndikimin e mundshëm në eksportet e SHBA-së dhe theksoi se kompanitë amerikane mund të përfitojnë nga një qasje e ndarë në faza në implementimin e politikave tregtare, raporton KosovaPress.

Për më tepër, BMW raportoi një rënie prej 37% në fitimet neto për vitin 2024, duke paralajmëruar ndikimet e mundshme të tarifave të SHBA-së.

Kompania gjithashtu vuri në dukje se po përballet me një mjedis konkurrues të vështirë, zhvillime tregtare dhe gjeopolitike që mund të ndikojnë në performancën e biznesit.

Lexo edhe

Video