Tërnava në prag të Fitër- Bajramit: Është momenti për të kërkuar paqe e lumturi

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në prag të festës së Fitër- Bajramit, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë në vend.

Në urimin e tij, Tërnava theksoi se pas një muaji agjërimi që mbushi zemrat e besimtarëve me një ndjenjë të veçantë paqeje dhe miqësisë, festa e Bajramit është një festë përbashkuese për të gjithë myslimanet në botë dhe kjo festë simbolizon triumfin shoqëror.

Tërnava shtoi se namazi i Bajramit është mundësi për të falënderuar mundësin që Zoti iu dhuroi besimtarëve për agjërimin e ramazanit.

“Festa e Fitër Bajramit te populli ynë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme. Është festë më popullore dhe me më ndikim në shoqërinë tonë, si në të kaluarën , ashtu edhe tash populli ynë e feston Bajramin me shumë gëzim dhe nderim, duke ruajtur traditat dhe duke theksuar vlerat e solidaritetit, respektit dhe mirësisë. Duke pasur parasysh se namazi i Bajramit është një mundësi reale për të shprehur falënderimin për mundësinë që na dhuroi Zoti për agjërimin e këtij muaji të bekuar, është momenti kyç për të kërkuar dhe reflektuar paqe dhe lumturi për vetën, familjen dhe besimtarët mbarë ngase kjo është një formë e thellë e lidhjes shpirtërore me Zotin dhe një shenjë e besimit të vazhdueshëm në zotin një”, tha ai.


Përndryshe, muaji Ramazan përfundon ditën e shtunë, më 29 mars, ndërsa dita e parë e festës së Fitër-Bajramit, është të dielën më 30 mars, raporotn KosovaPress.

Manifestimi qendror mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, në orën 05:41, me faljen e namazit të sabahut, të cilit do t’i prijë Hetem Sopjani, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Agim Hyseni – anëtar i Kryesisë së BI-së së Kosovës, transmeton KosovaPress.

Namazi i Fitër-Bajramit falet në orën 06:59, të cilit do t’i prijë Vedat Sahiti – kryeimami i BIK-ut. Hytben e Fitër-Bajramit do ta mbajë myftiu Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit me një mesazh për këtë festë. Ndërsa Kryesia e BIK-ut organizon pritjen tradicionale në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

/KosovaPress/

Lexo edhe

Video