Tërnava me mesazh urimi për Ramazan: Të garojmë në vepra të mira dhe të ruajmë unitetin

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava i ka uruar besimtarët myslimanë për fillimin e muajit Ramazan. Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) u ka bërë thirrje besimtarëve për vepra të mira dhe për ruajtje të unitetit e mospërçarjes.

Në fillim të adresimit të tij, Tërnava ka shprehur ngushëllime për vdekjen e fotoreporterit, Alban Bujari.

Kreu i BIK-ut tha se agjërimi duhet të bëhet me lutje, bamirësi dhe solidaritet.

Tërnava shtoi se muaji Ramazan është mundësi e mirë që vjen një herë në vit dhe se agjërimi ka dobi e urtësi.

“Agjërimi ka shumë dobi dhe urtësi, duke bërë agjërimin në formën më të mirë, besimtari e fisnikëron moralin, durimin, bujarinë dhe përpjekjet në atë që e kënaq Zotin. Muaji Ramazan është një mundësi që vjen vetëm një herë në vit, andaj ta shfrytëzojmë këtë mundësi edhe të përfitojmë prej tij sikur të jetë Ramazani i fundit që do të përjetojmë”, u shpreh ai.


Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Myftiu Naim Tërnava theksoi se në prag të muajit të agjërimit kanë ndihmuar 15 mijë familje në nevojë.

“Kemi ndihmuar 15 mijë familje në prag të muajit të Ramazanit, besoj që gjatë muajit do të ndihmohen edhe 20 mijë familje të tjera”, përfundoi ai.

Muaji Ramazan fillon nesër dhe përfundon më 29 mars.

https://kosovapress.com/myftiu-ternava-uron-besimtaret-per-muajin-e-ramazanit

Lexo edhe

Video