Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona, të cilët dyshohet se më datën 15 mars 2025 kishin tentuar të kryejnë një vjedhje në një market në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë.
A. M. (17), E. G. (17), A. G. (18), L. A. (19) dhe A. M. (20), që të gjithë shtetas së Kosovës, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, raporton KosovaPress.
Hetuesit policorë po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin dhe rreth tri raste të tjera të natyrës së njëjtë në të cilat dyshohet të jenë të përfshirë personat e arrestuar.