Tentuan të fusin në Shqipëri mallra kontrabandë, arrestohen dy persona

Tentuan të fusin në Shqipëri mallra kontrabandë, arrestohen dy persona

Sekuestrohen mallrat dhe autobusi, si dhe telefonat mobilë dhe pasaportat e të arrestuarve.

Në vijim të punës së bazuar në analizën e riskut, të kryer nga Policia Kufitare e PKK Port Durrës, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në hyrje të Shqipërisë, është kaluar në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, autobusi që kishte si drejtues shtetasit Edmond Nikolli dhe Shkëlqim Çuni.


Nga kontrollet në këtë mjet, janë gjetur veshje, pajisje, produkte ushqimore, produkte kozmetike dhe pije alkoolike, të dyshuara kontrabandë, pasi ishin të pa pajisura me fatura blerjeje.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, në kuadër të operacionit “Duo”, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. N., 46-vjeç, banues në Lezhë dhe Sh. Ç., 51-vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim, transmeton tch, përcjell KosovaPress.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe

Video