Një person është plagosur me armë zjarri nga një person ende i panjohur.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë dhe ende nuk dihen shkaqet e këtij sulmi, i cili po cilësohet si tentim vrasje.
Viktima është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet.