Tentim vrasje në Gjilan

Tentim vrasje në Gjilan

Një person është sulmuar fizikisht të premten vonë në Gjilan, njoftoi Policia e Kosovës.

Viktima, i sulmuar nga disa persona, është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Gjilanit dhe më pas në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.


“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me gjashtë fishekë e cila nuk është përdorur, si dhe një shkop i drurit i thyer me të cilën dyshohet se është goditur viktima”, njoftoi Policia.

Rasti është nën hetime.

Lexo edhe

Video