Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren

Seanca e sotme parlamentare nisi me kaos dhe tension, pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit.

Për pasojë seanca e drejtuar nga nënkryetari i Kuvendit Bledi Çuçi, në mungesë të kryeparlamentares, Elisa Spiropali zgjati vetëm 20 minuta.


Deputetët e papërjashtuar të opozitës bllokuan Foltoren, ndërsa disa prej tyre u treguan indiferentë duke zënë vendet e tyre në karrigen e deputetit, shkruan TCh, transmeton KosovaPress.

Oerd Bylykbashi dhe Edi Paloka vendosin celularët e tyre tek minkrofoni foltores së kuvendit duke ndezur një aplikacion zhurmë-prodhues.

Lexo edhe

Video