Ish-trajneri i Milanit, Stefano Pioli mund të largohet nga Al-Nassr në fund të sezonit 2024-25 për shkak të një klauzole në kontratën e tij, mes spekulimeve se ka tension në rritje mes trajnerit dhe Cristiano Ronaldos dhe raporteve që e lidhin 59-vjeçarin me një kalim te Roma.
Raportet e fundit pohojnë se Pioli është një opsion për Romën, e cila po kërkon një trajner të ri për sezonin 2025-26. Cladio Ranieri është aktualisht në krye të Romës deri në fund të sezonit aktual, përcjellë KosovaPress.
Megjithatë, Pioli mbetet një opsion për Romën. Ranieri la të kuptohet gjatë konferencës së tij për shtyp të enjten se trajneri i ardhshëm i Romës mund të mos ‘vlerësohet plotësisht’ nga disa në fillim, dhe Pioli i përshtatet këtij përshkrimi duke pasur parasysh punën e tij të mëparshme me rivalët, Lazion.
Për më tepër, koha e Ranierit në Al-Nassr, ku ai ka qenë trajner që nga shtatori, tashmë mund të marrë fund.
Raportet e së premtes nga “Calciomercato.com” sugjerojnë se ka një tension në rritje midis trajnerit dhe lojtarit të yllit të Al-Nassr, Cristiano Ronaldo, veçanërisht pasi Pioli e largoi Ronaldon para kohe gjatë fitores së fundit 3-1 ndaj Al Kholood.
Pioli fiton 12 milionë euro në sezon në kontratën e tij aktuale me Al-Nassr, por ka një klauzolë në kontratën e tij, e cila mund të aktivizohet në qershor, dhe nëse është kështu, atëherë ai do të jetë i lirë të negociojë me çdo klub përpara fillimit të sezonit 2025-26.