“Te varri i yt erdha i fundit”, dedikimi i Thaçit për babain e vet

“Te varri i yt erdha i fundit, babë”, shkroi ish-presidenti Hashim Thaçi, në kurorën të cilën e la të premten mbi varrin e babait të vet në Burojë të Skenderajt.

Nën masa të rrepta të sigurisë, Thaçi u soll nga Haga në Kosovë pesë ditë pas vdekjes së babait dhe tri ditë pas varrimit, raporton KosovaPress.

“Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falënderoj të gjithë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, është mesazhi i ish-presidentit.

Gjykata Speciale nuk i dha leje Thaçit të marrë pjesë në varrimi ne babait të vet të martën.


Pas homazheve, Thaçi u dërgua në shtëpinë e tij ku nuk dihet se sa orë do të qëndrojë.

Ai mbërriti në fshatin e tij rreth orës 11:00 më 21 mars, me leje të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë – që njihen si Gjykata Speciale, shkruan KosovaPress.

Thaçi po përballet me një proces të tejzgjatur gjyqësor, nën akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ai është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës./KosovaPress

Lexo edhe: https://kosovapress.com/thaci-viziton-varrin-e-babait

Lexo edhe

Video