Të shtunën pritet shpallja e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet parlamentare

Të shtunën pritet shpallja e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet parlamentare

Më shumë se një muaj pas ditës së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet t’i shpallë rezultatet përfundimtare të shtunën (nesër), raporton KosovaPress.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar për KosovaPress se shpallja e rezultateve do të jetë në rend dite në mbledhjen e së shtunës.


“Mund t’iu konfirmoj se të shtunën, më 15 mars 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025. Për orën e saktë të mbledhjes së KQZ-së do t’iu njoftojmë me kohë”, ka thënë Elezi për KosovaPress.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë, PDK renditet e dyta, LDK e treta dhe koalicioni AAK-Nisma subjekti i katërt.

Lexo edhe

Video