Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 12:00, kanë pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Mati, në Prishtinë.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët policorë të cilët kanë sekuestruar një armë dhe kanë arrestuar personin e dyshuar I, S, i cili kishte shtënë në një aheng familjar.
“Ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore. Nisur nga fakti se akoma është prezent si dukuri, përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje të ndryshme, strukturat operative rajonale të policisë po vazhdojnë punën për parandalimin e kësaj dukurie”, tha Ahmeti për KosovaPress.
Ahmeti ka apeluar të gjithë qytetarët që tu shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre, sigurisë së të tjerëve dhe ceremonitë festive t’i kalojnë pa ndonjë incident.