Dy persona e humbën jetën, ndërsa një i mitur është lënduar në incidentin që sot në mëngjes ndodhi në fshatin Vollkovë të Shkupit. I mituri i lënduar është dërguar në Qendrën Klinike “Nëna Tereza”.
Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi se rasti është paraqitur në orën 9 dhe se R.C. dhe M.N. nga lëndimet e marra kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Si kryes i mundshëm ceket M.N, raporton TV 21.
“Sot (24.03.2025) rreth orës 09:00 në SPB Shkup ka pasur denoncim se në f.Vollkovë, Shkup, ka pasur të shtëna nga armë zjarri, me ç’rast janë lënduar disa persona. Nëpunës policorë dolën në vendi e ngjarjes dhe u konstatua se R.C. dhe M.N., nga plagët e marra ndërruan jetë në vendin e ngjarjes. Mjeku nga Ndihma e shpejtë mjekësore konstatoi vdekjen. Lëndime ka pësuar edhe një i mitur, i cili ishte dërguar në Kompleksin e klinikave ‘Nëna Terezë për ofrim të ndihmës. Si kryes i mundshëm i ngjarjes ceket M.N.. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, informojnë nga MPB, transmeton KosovaPress.
Drejtoresha e TOARMIQU, prof.dr. Maria Sërceva Jovamovski konfirmoi se në Klinikë është një pacient nga incidenti në Vollkovë dhe se për momentin po bëhen hetime.