Të shtëna me armë në kryeqytet

Të shtëna me armë në kryeqytet

Rreth orës 20:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në  rrugën “Dëshmorët e kombit” në Prishtinë.


Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, ka bërë të ditur për KosovaPress, se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.

“Bazuar në të dhënat fillestare nuk ka persona të lënduar”, ka thënë ajo.

Lexo edhe

Video