Të paktën 16 të vdekur nga përmbytjet në Argjentinë

Të paktën 16 të vdekur nga përmbytjet në Argjentinë

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur në Argjentinë, transmeton Anadolu.

Zyrtarët në Argjentinë njoftuan se është rritur numri i viktimave në qytetin portual Bahia Blanca të goditur nga përmbytjet, transmeton KosovaPress.

“Ka 16 vdekje të konfirmuara, por ka të ngjarë të ketë më shumë”, tha kryetari i Bashkisë së Bahia Blancas, Federico Susbielles në X.


Në Bahia Blanca ku u përmbytën shtëpi dhe biznese, u raportua se ende nuk ka energji elektrike dhe se po pritet tërheqja e ujërave ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë pandërprerë.

Ministrja e Sigurisë, Patricia Bullrich dhe ministri i Mbrojtjes Luis Petri inspektuan Bahia Blancan e goditur nga përmbytjet.

Sipas mediave lokale, numri i të evakuuarve në qytetin e Bahia Blancas ka kaluar mbi 900.

Lexo edhe

Video