Të paktën 10 të vdekur janë konfirmuar nga zjarret në Los Anxhelos

Të paktën 10 të vdekur janë konfirmuar nga zjarret në Los Anxhelos

Zjarret në Los Anxhelos kanë vrarë të paktën 10 persona, derisa sinoptikanët paralajmërojnë se erërat e forta mund të nxisin më tej flakët.

Sherifi i kontesë së Los Anxhelosit, Robert Luna thotë se nuk ka qenë e sigurt për të arritur në shumë zona të goditura rëndë dhe numri i të vdekurve “do të ndryshojë absolutisht”.


Ndërkohë, një burrë është arrestuar me dyshimin se ndezi zjarrin e fundit Kenneth, i cili shpërtheu në kufirin e qarqeve të Los Angeles dhe Ventura të enjten.

Hetuesit e zjarrvënieve po kërkojnë fillimin e një zjarri tjetër, në Palisades, i cili ka shkatërruar më shumë se 5,300 struktura./BBC/

Lexo edhe

Video