Tarifat e Trump, Ursula von der Leyen do të deklarohet në orën 5 të mëngjesit

Tarifat e Trump, Ursula von der Leyen do të deklarohet në orën 5 të mëngjesit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të publikojë një deklaratë në përgjigje të vendosjes së tarifave prej 20 për qind për mallrat nga Bashkimi Evropian, e cila u njoftua sot nga presidenti amerikan Donald Trump.


Deklarata e saj do të publikohet më 3 prill, në orën 05:00 të mëngjesit, ka njoftuar Ursula von Der Leyen në një postim në rrjetin X, raporton KosovaPress.

Vendosja e tarifave nga Trump kanë zgjuar reagime të shumta pasi ato u bënë të ditura sonte në Uashington.

Lexo edhe

Video