Taravari: Rreth 20 të lënduar më rëndë nga zjarri do të dërgohen jashtë shtetit

Rreth 20 pacientë që kanë pësuar lëndime më të mëdha nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan do të dërgohen për shërim jashtë shtetit.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka njoftuar se disa shtete kanë ofruar ndihmë, por anesteziologët do të vendosin se në cilat shtete ata do të dërgohen.

“Sipas anesteziologëve tanë, ndoshta nga 18 deri 20 pacientë do të ketë nevojë t’i transportojmë jashtë shtetit për shërim të mëtutjeshëm. Flas për ata që janë më kritik, gjithsej rreth 20 pacientë janë në gjendje më kritike…”, tha Taravari në një adresim për media.


Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të jashtëzakonshme që do të mbahet pasdite në ora 16:00 do të shpallë 7 ditë zie për shkak të tragjedisë në Koçan, transmeton KosovaPress.

Tragjedia në diskotekën e Koçanit, kjo është mosha e viktimave • KosovaPress

Gjithashtu do të merret vendim për një inspektim të menjëhershëm dhe të jashtëzakonshëm në të gjitha lokalet e natës, diskotekat dhe restorantet që organizojnë festa.

Përndryshe, si pasojë e zjarrit që përfshiu diskotekën në Koçan, kanë vdekur 59 persona dhe 155 të tjerë janë lënduar. Ndërkohë, janë arrestuar katër persona.

Lexo edhe

Video