148 persona janë shtruar nëpër spitale pas tragjedisë në diskotekën “Puls” në Koçan, ku jetën humbën 51 persona pasi shpërtheu zjarri në objekt,.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari njoftoi se 18 janë në gjendje kritike, raporton KosovaPress.
“Do të tregojnë numrin por nuk është zyrtarë dhe i sigurtë, deri tani janë 148 pacientë që janë nën kujdes nëpër spitale në Maqedoni. Në klinika kirurgjike janë 31. Në Kirurgjinë për Fëmijë 4, në “KARIL” 16. Në Kirurgjinë Plastike 11. Në Kirurgjinë e qytetit janë 27 pacientë, në “8 Shtatori” janë 17 pacientë. Në Shtip janë 39 pacientë dhe në Koçani janë 30 pacientë gjithashtu. Disa pacientë janë në gjendje kritike, rreth 18 pacientë”, deklaroi mes tjerash Taravari.