Ministrat e Punëve të Jashtme të Aleatëve do të mblidhen në selinë e NATO-s në Bruksel më 3-4 prill 2025.
Sipas një njoftimi të lëshuar, thuhet se takimet do të kryesohen nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
“Sekretari i Përgjithshëm do të drejtojë konferenca për media në të dyja ditët e takimit”, thuhet në njoftim duke u bërë e ditur se përfaqësuesit e medias duhet të akreditohen, raporton KosovaPress.