Tahiri: Qeveria Kurti me rekord të shkeljeve kushtetuese

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konsideron se qeveria e udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti ka shënuar rekord të shkeljeve kushtetuese.

Në debatin për qeverisjen katër vjeçare të Kurtit, shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se “skandal e dështim i madh janë edhe kontratat njëburimore”.

“Kjo qeveri është qeverisja më rekorde e shkeljeve kushtetuese, gjatë këtij mandati nëntë raste janë të konfirmuara në Gjykatën Kushtetuese si ligje anti-kushtetuese të cilat në esencë një nga një, qëllim kanë pasur kapjen e shtetit  dhe dëmtimin e ekonomisë së lirë”, tha ai.


Tahiri përmendi edhe aktakuzën ndaj ish-kryesuesit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Besnik Tahiri tha se sot nga kryeministri Kurti presin ballafaqim me fakte dhe “jo të flas për veriun e Kosovës”.

“Kryeministër, ky ballafaqim duhet të jetë ballafaqim me argumente, unë e di që këtu do të dalësh e do të flasësh për veriun e Kosovës, unë e di që do të mundohesh të ikësh nga të gjitha këto, por sot ne presim që të ballafaqohesh në fakte dhe t’i demantosh”, theksoi ai.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Lexo edhe

Video