Tahiri: Dialogu në formatin aktual është i dështuar

Takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe të Serbisë, i cili do të mbahet të martën e ardhshme në Bruksel për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës është i panevojshëm. Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri vlerëson se në formatin aktual dialogu me Serbinë është proces i dështuar.

Ai në një intervistë për KosovaPress, flet edhe për sulmin terrorist të 29 nëntorit në kanalin e Ibër Lepencit, veprimin e FKS-së në veri, si dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Duke folur për sulmin terrorist të 29 nëntorit në veri të vendit, Tahiri tha se Qeveria ka dështuar të ’bind aleatët se Serbia qëndron prapa këtij sulmi.


Tahiri u pyet edhe për ndërhyrjen e FSK-së në veri dhe nëse duhet një protokoll i ri bashkëpunimi. Ai tha se ndërtimi i marrëdhënieve me NATO-n, duhet të ndodh shumë më të shpejtë, përmes planit aksional për anëtarësim direkt në NATO, të cilën sipas tij, e parasheh AAK-ja.

Sipas tij, kryeministri Kurti me qasjen e vet tërësisht jostrategjike, të njëanshme dhe të pakonsoltuar po e dëmton Kosovën.

Sa i përket zgjedhjeve të 9 shkurtit, shefi i deputetëve të AAK-së, Tahiri tha se pret që partitë opozitare të fitojnë garën elektorale, duke shtuar se formimi i Qeverisë së ardhshme nuk do të jetë proces i lehtë.

Lexo edhe

Video