Sveçla: Vuçiq është diktator

Sveçla: Vuçiq është diktator

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla deklaroi se Policia e Kosovës është e aftë për t’u përballur me “mbetje” të terroristëve të Mbrojtjes Civile.

“Është e qartë se kemi te bëjmë me pjesëtarë të Mbrojtjes Civile, të cilët janë shpallur si organizate terroriste. Edhe duke qenë se ne për çdo ditë po zbulojmë qoftë armatim dhe uniforma por edhe po arreston, është e qartë se ka ende mbetje të kësaj organizate te brigadës së veriut ne Kosovë”, u shpreh ai gjatë një konference për media në veri të vendit, raporton KosovaPress.


Ai është pyetur edhe për protestat në Serbi.

“Vuçiq një diktator i cili për interesat e tyre vazhdon te shtyp popullin e Serbisë por edhe të rrezikojë sigurinë në rajon. Sa më shpejt Serbia demokratizohet aq më mirë për rajonin”, shtoi ai.

https://kosovapress.com/svecla-ende-ka-pjesetare-te-dy-organizatave-terroriste-ne-kosove

Lexo edhe

Video