Shumë shpejt pritet të nisin punimet për ndërtimin e fabrikës së municionit në Kosovë, dhe brenda një afati rekord besohet se do të përfundojë ndërtimi i saj. Kështu ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili u shpreh se Kosova me këtë fabrikë do të ndërtojë kapacitetet për të prodhuar municionin e nevojshëm për ushtri dhe polici.
Këto komente, Sveçla i bëri sot, pas pjesëmarrjes në publikimin e raportit që paraqet angazhimin e Kosovës në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…
Për ndërtimin e kësaj fabrike, ministri i Punëve të Brendshme potencoi se Kosova e ka mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Rreth dy javë më parë kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se ka marrë vendim për themelimin e komisionit ndërministror për nisjen e vlerësimit për hapjen e kësaj fabrike si dhe laboratorin për dizajnimin e fluturakeve pa pilot.
https://kosovapress.com/kosova-do-te-hape-fabrike-per-prodhimin-e-municionit
Ndërkaq dje, Qeveria e Kosovës e ka nënshkruar një marrëveshje me prodhuesin shtetëror turk të industrisë së mbrojtjes, Makine ve Kimya Endüstrisi, për themelimin e një fabrike të municioneve në Kosovë.