Sveçla: Po ballafaqohemi edhe me ekstremizma të djathtë

Ndonëse Kosova po konsiderohet si shembull për luftimin e terrorizmit, ende e pret shumë punë për luftimin e kësaj dukurie sidomos në këtë periudhë kur është e sfiduar nga ekstremi i djathtë. Kështu u tha me rastin e publikimit të raportit që paraqet angazhimin e Kosovës në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit, i realizuar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN).

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u shpreh se për dallim prej ekstremizmit të dhunshëm  dhe terrorizmit religjioz tashmë po ballafaqohemi edhe me ekstremizma të djathta.

Duke i përmendur sulmin terrorist në Banjskë dhe atë në kanalin e Iber-Lepencit, Sveçla u shpreh se si qeveri ka reaguar me kohë karshi kësaj dukurie.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u shpreh se si institucionet kanë punuar seriozisht në aspektin strategjik dhe operativ në luftimin e terrorizmit.

Ai thotë se Kosova në këtë aspekt është storie suksesi.

Drejtori i përgjithshëm i Fondit të Angazhimit dhe Ripërtëritjes së Komunitetit Global, Khalid Koser u shpreh se luftimi i terrorizmit duhet të bëhet në mënyrë të zhdërvjelltë.


Sipas tij duhet të identifikohen nxitësit e radikalizmit të cilët janë kryesisht lokal.

Kryeredaktori i Kallxo.com, Kreshnik Gashi u shpreh se Kosova ende nuk ka arritur ta bëjë deradikalizimin e shoqërisë.

Sipas tij vendi është i rrezikuar prej lëvizjeve të ekstremit të djathtë.

Ndërsa, të gjeturat e raportit i shpalosi, Labinot Leposhtica i cili tha se ka mangësi në komunikimin në mes nivelit qendror dhe lokal.

Gjetja tjetër sipas tij thotë se institucionet janë në fazën fillestare në hartimin e dokumenteve në bazë shkencore për luftimin e terrorizmit.

Analiza monitoruese “Sfidat e mekanizmave të parandalimit të terrorizmit në Kosovë” është financuar nga GCERF, dhe implementuar nga organizatat ATRC, BIRN, CBN dhe Rin’On.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Lexo edhe

Video