Pjesëtarë të Listës Serbe kanë qenë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri, ka thënë sot ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.
Këto deklarata ministri Sveçla i bëri me rastin e lansimit të raportit “Siguria në veri të Kosovës pas sulmeve terroriste në Basnjka dhe kanalin e Ibër Lepenc”, derisa shtoi se beteja e vazhdueshme e autoriteteve të Kosovës për shtirje të sovranitetit në pjesën veriore të vendit, ka demaskuar aspiratat e Serbisë për territorin e Kosovës.
Ministri Sveçla tha po ashtu se strukturat paralele serbe kanë bashkëpunuar me Beogradin zyrtar dhe kanë pranuar urdhra nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e Milan Radoiçiq.
Ai shtoi se që nga viti 2023, janë ashpërsuar aktet e tilla kriminale, sipas tij duke u kthyer në sulme që vetëm Rusia ka kryer në Ukrainë, e Serbia në Kosovë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…
Ai ka thënë po ashtu se Lista Serbe nuk nund të thotë se nuk ka qenë e përfshirë në sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, ku në maj të vitit 2023, protestuesit serbë në Zveçan janë përleshur me pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, duke lënë të plagosur mbi 90 paqeruajtës.
“Nën petkun e përfaqësuesve politikë të serbëve të Kosovës pas takimeve me presidentin serb, Aleksander Vuciq, udhëheqësit e Listës Serbe kanë qenë të përfshirë drejtëpërdrejt në trazirat e vazhdueshme atje, ndërsa njerëzit me të afërt ishin sulmues aktiv të pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë dhe të institucioneve tona. Nuk mund të thotë Lista Srpska se nuk ka qenë në përfshirë në sulmet e pjestarëve të KFOR-it. Asistentë, shoferë, truproje të Listes Srpska janë identifikuar dhe tash një pjesë e tyre janë në arrati”, tha ai.
Se ka shtim të sulmeve të armatosura ndaj Policisë së Kosovës, tha Skender Perteshi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.
https://kosovapress.com/svecla-thote-se-sulmet-ne-veri-ishin-sikur-ato-te-rusise-ne-ukraine
Raporti “Siguria në veri të Kosovës pas sulmeve terroriste në Basnjka dhe kanalin e Ibër Lepenc” është lansuar nga Instituti për Siguri dhe Reziliencë – PREVENT, analizon situatën e sigurisë në komunat veriore të Kosovës pas sulmeve të 24 shtatorit 2023 dhe 29 nëntorit 2024 si dhe rrezikun që paraqesin organizatat ekstremiste dhe terroriste si “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”.