Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj ka pritur sot në takim ambasadoren e Izraelit në Prishtinë Tamar Ziv, me të cilën ka diskutuar mbi çështje që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit në Kosovë.
Gjithashtu u diskutuan tema rreth bashkëpunimit reciprok dhe të dyja palët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë në fushat me interes të përbashkët.
Në këtë takim u diskutua edhe mbi thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit mes Prokurorisë Speciale dhe Izraelit, raporton KosovaPress.