Sulmoi fizikisht gruan e tij, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë

Sulmoi fizikisht gruan e tij, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Mitrovicë.

Sipas policisë, një person është arrestuar pasi që ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Viktima ka marrë tretamn mjekësor, ndërsa rasti është nën hetime.


“Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24 orësh të  policisë së Kosocës.

Më tej thuhet se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima me dëshirën e saj ka shkuar te familja e saj.

Lexo edhe

Video