Një person ka raportuar se është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar e më pas i dyshuari kishte dëmtuar veturën zyrtare policore si dhe kishte sulmuar edhe zyrtarët policor ku të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.
Rasti ka ndodhur dje në mesditë në Gjilan, ku i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.