Sulmoi bashkëshorten dhe e kërcënon me armë

Sulmoi bashkëshorten dhe e kërcënon me armë

Një person është arrestuar mbrëmë në Istog, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka kanosur me armë, viktimën femër kosovare me të cilën ishte duke bashkëjetuar prej disa ditësh.

Po ashtu, dyshohet se prindi i të dyshuarit ka shtënë me të njëjtën armë zjarri (në ajër) në natën e ndërrimit të mot-moteve. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar pistoletën e cila dyshohet se është përdorur.


Nuk raportohet për lëndime, viktima me dëshirën e saj është kthyer tek familja e saj.

Me urdhër të prokurorit ndaj prindit të dyshuarit është iniciuar rasti për përdorim të armës dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari për dhunë në familje, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe

Video