Pas një mosmarrëveshje, gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, kanë sulmuar fizikisht dhe me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë në Podujevë, ku lëndime trupore ka pësuar viktima i cili gjendet nën tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë, raporton KosovaPress.
Ndërsa janë arrestuar pesë persona të dyshuar, kurse personi i gjashtë i dyshuar gjendet në arrati.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit tre nga të dyshuarit e arrestuar, janë dërgohen në mbajtje, kurse dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime.
/KosovaPress/