Sulmi terrorist në Zubin Potok, 1 muaj paraburgim për Dragisha Viçentijeviq

Sulmi terrorist në Zubin Potok, 1 muaj paraburgim për Dragisha Viçentijeviq

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur sot lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës një muaj paraburgim për Dragisha Viçentijeviq.

Ai dyshohet se ka kryer veprat penale rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike nga neni 122 lidhur me veprën penale kryerja e veprës terroriste dhe veprën penale mbajtja në pronësi kontrolle ose posedim të pa autorizuar të armëve.


Gjykata vlerësoi se paraburgimi është masë e domosdoshme, pasi nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes së tij dhe asgjësimi i provave të veprave penale, ndikim në dëshmitarë ose kryerje të serishme të veprave penale në rrethana të njëjta ose më të rënda.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Lexo edhe

Video