Ministri britanik për Evropën u është bashkuar thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare për dënimin e sulmit të tmerrshëm në ujësjellësin Ibër-Lepencit, duke thënë se një veprim i tillë kishte për qëllim prishjen e jetës së njerëzve në mbarë Kosovën.
Sveçla tregon arsyet e arrestimit të anëtarit të mediumit serb • KosovaPress
Në një postim në platformën X, Stephen Doughty ka kërkuar një hetim të plotë urgjent për sulmin terrorist duke theksuar se personat përgjegjës duhet të japin llogari.
Arsenal armësh e pajisje ushtarake konfiskohen pas sulmit në Zubin Potok • KosovaPress
Diplomati britanik ka rikujtuar se përpjekjet e suksesshme të punonjësve të urgjencës për të frenuar dëmet e shkaktuara nga shpërthimi kanë rivendosur infrastrukturën jetike.