Të paktën 11 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një sulm rus në Dobropillya, sipas autoriteteve ukrainase. Kurse, tre persona të tjerë janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur në një sulm të veçantë me dron në Kharkiv gjatë natës.
Qyteti shtrihet në veri-perëndim të qytetit të Donetskut të kontrolluar nga Rusia, raporton BBC.
Tetë ndërtesa banimi dhe një ndërtesë administrative u dëmtuan në sulmin vonë të premten, njoftoi shërbimi rajonal i urgjencës.
Ndërsa, tre persona janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur në një sulm të veçantë me dron në Kharkiv gjatë natës, sipas guvernatorit të rajonit, transmeton KosovaPress.
Oleh Syniehubov thotë se katër dronë goditën një fabrikë të përpunimit të mishit në Bogodukhiv, duke shkaktuar një zjarr që dëmtoi punëtoritë dhe garazhet.
Duke postuar në Telegram, Syniehubov thotë se zonat e goditura përfshinin fshatrat Pechenigi, Pechenihy dhe Odnorobivka.