Sulmet e paralajmëruara nga Kurti, Islami: Nuk mund ta destabilizojnë vendin

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar mundësinë e intensifikimin e sulmeve në veri veçanërisht në periudhën para dhe pas Vitit të Ri. Lidhur me këto paralajmërime njohësi i sigurisë, Avni Islami thotë se sulme të tilla mund të jenë të izoluara dhe nuk mund ta destabilizojnë vendin.

Gjatë një konference për media, Kurti theksoi se këto sulme mund të përfshijnë dëmtimin e infrastrukturës vitale, incidente ndër-etnike të nxitura nga Serbia, panik në mesin e qytetarëve dhe krijimin e një imazhi të një vendi të pasigurt.

Për njohësin Avni Islami, përkundër paralajmërimeve të kryeministrit, nuk ka nevojë për shtim të forcave policore në pjesën veriore të vendit dhe se nuk ka vend për panik.


Islami për KosovaPress potencon se institucionet e sigurisë në vazhdimësi kanë kryer punë të shkëlqyer dhe nuk e konsideron të nevojshme shtimin e forcave policore. Sipas tij, duhet të ketë plan operativ jo vetëm për festat e fund-vitit, por edhe për të ardhmen.

Njohësi i sigurisë shprehet se Qeveria serbe përmes sulmeve të tilla është e interesuar të ndjellë frikë dhe pasiguri sidomos për qytetarët në katër komunat veriore.

Më 29 nëntor ndodhi sulmi terrorist në kanalin ujor “Ibër-Lepenci”, dhe kryeministri Albin Kurti tha se prapa këtij akti qëndron terroristi Milan Radoiçiq. Rikujtojmë që edhe në shtator 2023 veriu i Kosovës u përballë me sulmin terrorist në Banjska të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Përgjegjësinë për sulmin e mori Radoiçiq, i cili është në listën e kërkimit nga Interpoli, por Serbia nuk e ka dorëzuar dhe ai vazhdon të jetë i lirë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Lexo edhe

Video