Sulm i madh rus në Kiev, goditen ndërtesa banimi

Sulm i madh rus në Kiev, goditen ndërtesa banimi

Një sulm me dron i nisur nga Rusia në Kiev gjatë natës, duke synuar ndërtesa banimi dhe duke shkaktuar disa zjarre në të gjithë qytetin, vrau dy persona dhe plagosi të paktën shtatë, njoftuan zyrtarët ukrainas dhe shërbimi i emergjencës shtetërore të dielën herët.

“Një sulm masiv me dron armik në Kiev. Deri më tani, shtatë banorë të kryeqytetit janë plagosur, njëri prej tyre i shtruar në spital,” raportoi kryebashkiaku Vitali Klitschko në Telegram, raporton KosovaPress.

Ai shtoi se shërbimet e urgjencës ishin dërguar në disa lagje të qytetit ku ishin raportuar zjarre dhe u tha banorëve të qëndronin në strehimore. Gjatë natës edhe shërbimi i emergjencës shtetërore bëri të ditur se dy persona kanë vdekur.


Mbeturinat që binin nga droni i shkatërruar shkaktuan zjarre në ndërtesat e larta të banimit në distriktin historik Podil dhe distriktin Dniprovsky në anën tjetër të lumit Dnieper, njoftoi gjithashtu në Telegram kreu i administratës ushtarake të Kievit, Timur Tkachenko.

Një grua vdiq pasi mbeturinat që ranë nga një dron i shkatërruar shkaktuan një zjarr në një ndërtesë shumëkatëshe në lagjen Dniprovsky. Të paktën 27 persona u evakuuan nga ndërtesa. Një person tjetër u vra në një sulm të natës në Holosiivskyi të Kievit, thanë shërbimet e urgjencës.

Kievi, rajoni përreth tij dhe gjysma lindore e Ukrainës ishin nën alarmin e sulmeve ajrore për më shumë se pesë orë, duke filluar nga mbrëmja e së shtunës.

Lexo edhe

Video