Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Besim Mulaj me numër 79, mori pjesë sonte në tubimin zgjedhor të kësaj partie në Suharekë.
Mulaj ka thënë se përfundimisht “do t’ia lidhin E-në me C-në në cep me cep qeverisjes aktuale”.
“Suhareka foli qartë. Mijëra qytetarë u bënë bashkë në një mobilizim të jashtëzakonshëm për ndryshimin, duke i dhënë mbështetje të fuqishme vizionit të LDK-së dhe kandidatit për kryeministër, Lumir Abdixhiku”, ka thënë Mulaj.
Ai tha se përkrahja e madhe nga qytetarët në Suharekë ishte një mesazh i qartë për fitoren e madhe të LDK-së në zgjedhjet parlamentare.
“Ky ishte një mesazh i qartë: më 9 shkurt, Suhareka dhe e gjithë Kosova do të vendosin për një qeverisje që sjell rezultate, që respekto qytetarët dhe që e vendos vendin në rrugën e zhvillimit”, ka thënë Mulaj.
“Besimi në ndryshim është tashmë i pakthyeshëm. Bashkë po ndërtojmë një të ardhme më të mirë”, ka porositur ai.
“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”