Studentët e Fakultetit Teknik “Mihajlo Pupin” nga Zrenjanini kanë paralajmëruar për sot fillimin e marshimit protestues drejt Vrshacit, për të mbështetur tubimin e planifikuar për të dielën, më 23 shkurt në atë qytet. Slogani i fushatës është “Nga Banati, nga inati”, dhe rruga që do të përshkojnë është gati 100 kilometra. Ditën e parë, studentët do të ecin 32.3 kilometra, duke bërë pushime në Lazarevë dhe Sutjeskë ndërsa do faljen në Seçanj. Për sot edhe disa komuna të Beogradit dhe shoqata e qytetarëve “Ustala je Ustanicka” kanë paralajmëruar një shëtitje proteste të quajtur “Takohemi tek Vuku”. Për në orën 20:00 është paralajmëruar tubimi i qytetarëve nga të gjitha komunat te Monumenti i Vukut, shkruan N1.
Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike (ETF) në bllokadë kanë paralajmëruar ardhjen e tyre në tubimet e sotme protestuese të punëtorëve të Ndërmarrjes së Transportit të Qytetit (GSP) dhe Ndërmarrjes Elektroenergjetike të Serbisë (EPS), për të mbështetur kërkesat e tyre dhe për t’u qëndruar pranë punëtorëve të këtyre dy ndërmarrjeve publike.