Një grup joformal studentësh nga Universiteti i Nishit kanë njoftuar se nesër më 21 shkurt do të organizojnë protestë në atë qytet me titullin “Erdhëm për kasetat e njerëzve të lumtur”. Është paralajmëruar se gjatë protestës pjesëmarrësit do të shkojnë tek zyrat e Radio Televizionit të Serbisë (RTS) në Nish dhe simbolikisht do të dekorojnë ndërtesën dhe dhomat brenda saj.
Aksioni do të organizohet në mbështetje të studentëve të Fakultetit të Arteve Dramatike në Beograd të cilët bënë thirrje për bojkot të RTS-së, por edhe për të promovuar një protestë të madhe që do të mbahet në Nish më 1 mars.
Protesta e nesërme do të fillojë me një tubim në orën 10:30 para Shkollës së Inxhinierisë Elektrike Nikola Tesla dhe Shkollës Mjekësore “Millenko Haxhiq”.
Pas ecjes protestuese, të dy grupet do të takohen në orën 11:40 para ndërtesës së Gjykatës Themelore ku do të mbajnë heshtje 15 minuta, duke filluar nga ora 11:52, për të nderuar viktimat nga shembja e strehës në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, e më pas do të zhvillohet aksioni “ Kemi ardhur për Kasetat e njerëzve të lumtur”.