Studentë dhe qytetarë mbërrijnë në Beograd që në mëngjes, sot protesta e madhe

Studentë dhe qytetarë mbërrijnë në Beograd që në mëngjes, sot protesta e madhe

Studentë dhe qytetarë kanë mbërritur në Beograd që herët në mëngjes, në protestën e studentëve të thirrur “15 me 15” të viktimave në Novi Sad, duke ecur në këmbë, ndërsa, shoferët i përshëndesin me bori dhe dëgjohen sirenat.

Nisjet e shumta të autobusëve nga qytetet tjera drejt kryeqytetit janë anuluar, raporton Danas.

Mbrëmë është mbajtur një pritje madhështore për studentët dhe nxënësit që janë nisur në këmbë drejt kryeqytetit. Mbledhja e bllokadës është planifikuar për sot në disa lokacione në Beograd, me fillimin e tubimit qendror në orën 16:00 para Kuvendit të Serbisë.


Protestat e studentëve në Serbipo vazhdojnë prej më shumë se katër muaj dhe tani për tani nuk po duket se do të marrin fund. Por nuk dihet se cili do të jetë as epilogu i tyre. Autoritetet në Serbi vazhdojnë të pretendojnë se të gjitha kërkesat e studentëve janë përmbushur dhe i bëjnë thirrje komunitetit akademik që të angazhohet për dialog. Mirëpo edhe këto thirrje për dialog janë zvogëluar ditët e fundit. Krijohet përshtypja se krerët e regjimit kanë vendosur edhe një herë për taktikën e tyre të preferuar: blerjen e kohës dhe lodhjen e kundërshtarit, transmeton KosovaPress.

Protestat filluan kundër korrupsionit dhe me kërkesën për përgjegjësi për shkak të rrëzimit të çatisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, ku humbën jetën 15 persona dhe dy u lënduan. Por tani ato janë kthyer në një lëvizje masive që kërkon zgjidhje politike.

https://kosovapress.com/ky-eshte-plani-i-bllokades-per-neser-ne-beograd

Lexo edhe

Video